Rasti tragjik ne Gjilan, ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë

Është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri në zonën e Livoqit të Gjilanit. Sipas burimeve të lajmi.net, i dyshuari është Valon Ramushi, i cili dyshohet se ka përdorur armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij dhe dy vëllezërve të saj. Nga të shtënat, gruaja dhe njëri prej vëllezërve…

Lajme

09/10/2026 16:57

Është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri në zonën e Livoqit të Gjilanit.

Sipas burimeve të lajmi.net, i dyshuari është Valon Ramushi, i cili dyshohet se ka përdorur armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij dhe dy vëllezërve të saj.

Nga të shtënat, gruaja dhe njëri prej vëllezërve të saj kanë humbur jetën, ndërsa personi i tretë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Dyshohet se ngjarjes i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm, por motivi i saktë dhe rrethanat në të cilat ndodhi rasti ende nuk janë bërë të ditura plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta policore, hetues dhe dy prokurorë të shtetit, të cilët po merren me procedurat hetimore.

Autoritetet po vazhdojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e provave për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa priten informacione të tjera nga organet kompetente./lajmi.net/