Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kilogramëve narkotikë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., – shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili që nga data 30.01.2026 ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës…

Lajme

09/10/2026 14:40

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., – shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili që nga data 30.01.2026 ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 30.01.2026, rreth orës 20:30, në Autostradën “Arbër Xhaferi” në afërsi të daljes nga autostrada në fshatin Doganaj- i pandehuri E.A., pa autorizim ka transportuar substanca të cilat me ligj janë  shpallur si narkotik, në atë mënyrë që duke vepruar sipas udhëzimeve të pandehurve M.Q., dhe A.R., i njëjti me veturën e tij “VW Passat” ngjyrë e zezë, shkon në  hyrje të Podujevës, ndalet te pompa e derivateve “Hib Petrol”, kontakton me A.R.,  me telefon, pas disa minutave aty kishte shkuar një person me veturë i cili i kishte kërkuar që ta përcjellë, pastaj ndalen në parkingun e një marketi, ku aty shkojnë disa persona me  dy vetura “Mercedes” dhe një kombi “Volkswagen Transporter”, të pandehurin nuk e lejojnë të dal nga vetura, e hapin bagazhin e veturës së të pandehurit dhe vendosin një  çantë dhe një qese të najlonit,  të njëjtin e përcjellin deri në kyçje të autostradës në drejtim të Hanit të Elezit, më të arritur në dalje të autostradës në fshatin Doganaj, ndalet nga Policia dhe  gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur një çantë dhe një qese najloni, ku në të kishte substancë narkotike të llojit mariuhanë e ndarë në 20 paketime në peshë të përgjithshme 6121.08 gram,  me ç’ rast  sekuestrohet nga policia, -me çka ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Lajmi.net/