Hapet afati për aplikim për provimin e jurisprudencës

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se sot është hapur afati për aplikim për provimin e jurisprudencës. Sipas Gërvallës, afati hapet sot dhe do të zgjasë deri më 19 tetor. Ndërsa provimi do të mbahet me 21-22 Nëntor. Postimi i plotë: Mirëmëngjesi, juristë të rinj! Nisim ditën e sotme me një lajm…

Lajme

09/10/2026 10:38

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se sot është hapur afati për aplikim për provimin e jurisprudencës.

Sipas Gërvallës, afati hapet sot dhe do të zgjasë deri më 19 tetor. Ndërsa provimi do të mbahet me 21-22 Nëntor.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi, juristë të rinj!

Nisim ditën e sotme me një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në pritje të mundësisë për ta dhënë Provimin e Jurisprudencës, sepse sot hapet afati i ri për aplikim.

Afati i aplikimit: 9–19 tetor 2026 platformës e-Kosova https://ekosova.rks-gov.net/512

Datat e provimit: 21 dhe 22 nëntor 2026.

Ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni sa më shumë, ndërsa ju uroj suksese të gjithëve në këtë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit tuaj profesional.

Si Ministre e Drejtësisë, mbetem fuqishëm e përkushtuar që ky proces të jetë i drejtë, profesional dhe i bazuar plotësisht në meritë.

Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/jurisprudenca/