34-vjeçarja nga Kosova arrestohet në kufirin gjermano-francez për një gjobë të papaguar
Gruaja, e cila jeton në Francë, u ndalua në Breisach pasi policia zbuloi një urdhër arresti të lëshuar për një gjobë të papaguar. Një 34-vjeçare nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale Gjermane në pikën kufitare të Breisach, pasi gjatë kontrollit rezultoi se ndaj saj ishte në fuqi një urdhër arresti, transmeton albinfo.ch. Gruaja, e…
Lajme
Gruaja, e cila jeton në Francë, u ndalua në Breisach pasi policia zbuloi një urdhër arresti të lëshuar për një gjobë të papaguar.
Një 34-vjeçare nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale Gjermane në pikën kufitare të Breisach, pasi gjatë kontrollit rezultoi se ndaj saj ishte në fuqi një urdhër arresti, transmeton albinfo.ch.
Gruaja, e cila banon në Francë, po udhëtonte drejt Gjermanisë me autobus ndërkufitar më 6 tetor, kur u ndalua për kontroll. Gjatë verifikimit të të dhënave, policia konstatoi se ajo ishte në kërkim të autoriteteve gjermane.
Sipas policisë, 34-vjeçarja ishte dënuar nga një gjykatë gjermane vitin e kaluar me gjobë për një vepër penale të lidhur me sulm. Meqë ajo nuk e kishte shlyer shumën e caktuar, Prokuroria kishte lëshuar urdhër arresti në fund të vitit 2025.
Pasi e arrestuara nuk ishte në gjendje ta paguante menjëherë gjobën e mbetur, ndaj saj u zbatua dënimi zëvendësues me burgim.
Sipas autoriteteve gjermane, 34-vjeçarja do të vuajë 30 ditë burg.