Dogana zbulon parregullsi në plombimin e një mauneje në Vërmicë, shoferi gjobitet me 500 euro

Dogana e Kosovës ka konstatuar parregullsi në sistemin e plombimit të një mauneje që transportonte mallra për import në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Rasti është zbuluar më 8 tetor 2026, gjatë kontrolleve të zakonshme doganore, ku zyrtarët kanë vërejtur se sistemi i plombimit mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar…

Lajme

09/10/2026 09:48

Dogana e Kosovës ka konstatuar parregullsi në sistemin e plombimit të një mauneje që transportonte mallra për import në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Rasti është zbuluar më 8 tetor 2026, gjatë kontrolleve të zakonshme doganore, ku zyrtarët kanë vërejtur se sistemi i plombimit mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar sigurinë e mallrave gjatë transportit, transmeton lajmi.net.

Sipas Doganës, gjatë procedurave të transitit, plombat duhet të sigurojnë paprekshmërinë e mallrave dhe të mundësojnë identifikimin e tyre deri në mbërritjen në destinacion.

Lidhur me rastin, është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore për mosrespektim të rregullave që kanë të bëjnë me transportin e mallrave nën mbikëqyrjen doganore.

Si rezultat i shkeljes së konstatuar, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet për zbatimin e legjislacionit doganor dhe parandalimin e parregullsive gjatë transportit të mallrave.

Njoftimi i plotë:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐬𝐢 𝐧ë 𝐩𝐥𝐨𝐦𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐣ë 𝐦𝐚𝐮𝐧𝐞𝐣𝐞 𝐧ë 𝐕ë𝐫𝐦𝐢𝐜ë
Vërmicë, 8 tetor 2026 – Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë konstatuar parregullsi gjatë kontrollit të plombimit të një mauneje që transportonte mallra parciale për import.
Gjatë kryerjes së procedurave doganore, përveç verifikimit të dokumentacionit dhe harmonizimit të tij me gjendjen faktike të mallrave, zyrtarët doganorë kanë për detyrë të kontrollojnë edhe vendosjen dhe sigurinë e plombave, me qëllim të garantimit të paprekshmërisë dhe identifikimit të mallrave gjatë transportit nën procedurën e transitit.
Gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vërejtur parregullsi në sistemin e plombimit të maunes, pasi ishte konstatuar se ai mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar sigurinë e kërkuar të mallrave gjatë transportit.
Për këtë rast është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore, në bazë të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizat, për mosrespektim të rregullave që lidhen me procedurën e transitit, përfshirë dispozitat për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit dhe përdorimin e plombave të përshtatshme për sigurimin e identifikimit të tyre.
Si rezultat, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e kontrabandës, duke siguruar që procedurat doganore të zbatohen në përputhje me ligjin dhe që mallrat nën mbikëqyrjen doganore të transportohen në mënyrë të sigurt dhe të rregullt./lajmi.net/