KPK publikon arsyet e shkarkimit të Blerim Isufajt nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyetimin për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Në vendimin e KPK-së përmenden disa arsye që kanë çuar në largimin e Isufajt nga kjo pozitë. Ndër shkaqet kryesore të renditura në dokument është “keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale”, raporton lajmi.net Në vendim janë…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyetimin për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.
Në vendimin e KPK-së përmenden disa arsye që kanë çuar në largimin e Isufajt nga kjo pozitë. Ndër shkaqet kryesore të renditura në dokument është “keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale”, raporton lajmi.net
Në vendim janë listuar këto arsye:
Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale;
Jokompetenca në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit;
Dështimi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit;
Mospërmbushja e standardeve të performancës, e vërtetuar përmes vlerësimit të performancës.
Sipas KPK-së, këto rrethana, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim nga pozita, në bazë të nenit 22, paragrafit 5 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar.
Isufaj ishte shkarkuar nga pozita më 2 tetor.
Ai kishte qenë gjithashtu kandidat për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por nuk ishte dekretuar në këtë detyrë nga ish-presidentja Vjosa Osmani./Lajmi.net/