Komandanti i FSK-së dekoroi pjesëtarët që përfaqësuan FSK në garën “Ushtari më i mirë”
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e garës “Ushtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së. Pjesëtarët e FSK-së u renditën në vendin e dytë në këtë garë, duke dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake. Me këtë rast, komandanti i FSK-së i dekoroi…
Lajme
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e garës “Ushtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së.
Pjesëtarët e FSK-së u renditën në vendin e dytë në këtë garë, duke dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës.
Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake.