Nga Presidenca deklarohen për takimin me Kurtin: Gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit. Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.
Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë.
Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.


