Dogana dhe Policia i gjejnë mbi 30 mijë euro të padeklaruara në një automjet me targa të huaja, në pikën kufitare në Bërnjak

Dogana e Kosovës dhe Policia kanë zbuluar mbi 30 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak. Në komunikatën e lëshuar nga Dogana, se gjatë një kontrolle të një automjeti me targa të huaja, që ishte duke hyrë në Kosovë, në një hapësirë të fshehtë janë gjetur 30 mijë e 550 euro, para të…

Lajme

08/10/2026 13:17

Dogana e Kosovës dhe Policia kanë zbuluar mbi 30 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak.

Në komunikatën e lëshuar nga Dogana, se gjatë një kontrolle të një automjeti me targa të huaja, që ishte duke hyrë në Kosovë, në një hapësirë të fshehtë janë gjetur 30 mijë e 550 euro, para të gatshme që nuk ishin deklaruar.
Njoftimi i plotë:
𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐣𝐧ë 𝟑𝟎,𝟓𝟓𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐁ë𝐫𝐧𝐣𝐚𝐤
Bërnjak, 7 tetor 2026 – Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar tentativën për futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të huaja, i cili ishte duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
Bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit të automjetit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e tij janë gjetur të fshehura 30,550 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.
Sipas Nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë, është i obliguar të deklarojë me shkrim shumën e mjeteve monetare dhe burimin e tyre të verifikueshëm pranë zyrtarit doganor.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e kufirit doganor, zbatimin e legjislacionit në fuqi, parandalimin e kontrabandës dhe qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme./lajmi.net/