Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona marrin tretman mjekësor
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net. “Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.
“Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit. /Lajmi.net/