‘‘Deri në ora 3 ishim prezentë, derisa dolën të gjithë minatorët’’, kryeshefi i Trepçës tregon se si mbetën të ngujuar 63 minatorë
Faton Ahmeti, kryeshef i Trepçës, në lidhje direkte për Kosova Live në T7, është deklaruar me bllokimin e disa minatorëve ditën e djeshme. ‘’Është avaria e dytë që po na bëhet e ngjashme, edhe me 14 maj të këtij viti kemi pas djegien e ngjashme. Shkaqet nuk i dina, ende nuk kemi një raport zyrtar.…
Lajme
Faton Ahmeti, kryeshef i Trepçës, në lidhje direkte për Kosova Live në T7, është deklaruar me bllokimin e disa minatorëve ditën e djeshme.
‘’Është avaria e dytë që po na bëhet e ngjashme, edhe me 14 maj të këtij viti kemi pas djegien e ngjashme. Shkaqet nuk i dina, ende nuk kemi një raport zyrtar. Realisht kjo ka ndodh diku në orën 7 e gjysmë, na kemi qenë të informuar nga zjarrfikësit, jena shku së bashku me ta, i këna hap dyert e trafos.
Si pasojë e kësaj kanë mbet të ngujuar ndërrimi i dytë komplet 63 minatorë. Na i kemi informuar që duhet me fillu në sipërfaqe përmes shkallëve të emergjencës, derisa na kemi arrite me aktivizu energjinë, kanë dalë në sipërfaqe diku 54 minatorë. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e tyre është shumë e mirë. Na si menaxhment kemi qenë deri në orën 3 prezentë’’, ka thënë ai mes tjerash.