Babai e priste i përlotur djalin minator të dilte në sipërfaqe: Është në horizontin e fundit, 1 vit s’ka marrë rrogë
Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, po e priste me shqetësim të madh daljen e djalit të tij. “Vallahi shumë, shumë jam i shqetësuar”, thoshte ai i përlotur, siç shihet në një video të publikuar nga IndeksOnline. Për djalin, për të cilin ai tha se është minator qe 6…
Lajme
Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, po e priste me shqetësim të madh daljen e djalit të tij.
“Vallahi shumë, shumë jam i shqetësuar”, thoshte ai i përlotur, siç shihet në një video të publikuar nga IndeksOnline.
Për djalin, për të cilin ai tha se është minator qe 6 vjet, tha se “1 vit as rrogë s’ka marrë as kurrgjë”.
“Veç po thonë janë tu dalë njëherë. Ai është në horizontin e fundit. Po thojmë mirë, po ishalla”, tha ai.
Ai tha se djali i tij “prej unazave nuk është mirë.
Të gjithë minatorët arritën të dalin në sipërfaqe.