E mashtroi në blerjen e armëve, Policia deklarohet për rastin në Gjilan

Një rast i mashtrimit është raportuar në Gjilan. Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull raportoi se një preson i panjohur i kishte kërkuar t’i shiste pesë armë zjarri të cilat ankuesi i kishte me leje valide. Ankuesi i kishte dhënë armët e zjarrit të dyshuarit, por i njëjti  për të bërë kontratë për shitblerje tek…

Lajme

08/10/2026 09:21

Një rast i mashtrimit është raportuar në Gjilan.

Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull raportoi se një preson i panjohur i kishte kërkuar t’i shiste pesë armë zjarri të cilat ankuesi i kishte me leje valide.

Ankuesi i kishte dhënë armët e zjarrit të dyshuarit, por i njëjti  për të bërë kontratë për shitblerje tek noteri nuk ishte paraqitur më. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/