Arrestohet i dyshuari që tentoi ta korruptonte mbikëqyrësin e Parkut Nacional, ia ofroi 40 euro që të mos e procedonte rastin e prerjes së druve
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për dhënie ryshfeti ndaj një mbikëqyrësi në Parkun Nacional në Dragash. Sipas raportit policor, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se i kishte ofruar mbikëqyrësit dy herë nga 20 euro, në këmbim që të mos procedohej rasti ndaj tij, pasi dyshohet se kishte prerë dru në mënyrë…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për dhënie ryshfeti ndaj një mbikëqyrësi në Parkun Nacional në Dragash.
Sipas raportit policor, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se i kishte ofruar mbikëqyrësit dy herë nga 20 euro, në këmbim që të mos procedohej rasti ndaj tij, pasi dyshohet se kishte prerë dru në mënyrë të kundërligjshme brenda zonës së parkut.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.