UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj, moment historik për lidershipin e grave në Kosovë

UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së…

Lajme

07/10/2026 08:59

UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së Kosovës.

UN Women rikujton gjithashtu se Shiroka-Pula ishte gruaja e parë që udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa zgjedhja e saj në krye të shtetit paraqet një tjetër moment të rëndësishëm për lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit.

“Si partnere dhe mike e kahershme e UN Women, jemi veçanërisht krenarë që e festojmë këtë arritje dhe mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave”, thuhet në urimin e UN Women.