“Nuk mund të sillesh kështu” – Kurti tenton të tallet me Hamzën, e quan “dëshirë të tij” ligjin për Specialen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tentuar të dhuroj pak spektakël në konferencë për media dhe të tallet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ai i ka kërkuar Hamzës të mos sillet siç po sillet. Tutje, Kurti e ka quajtur dëshirë të Hamzës ndryshimin e ligjit për Specialen, transmeton lajmi.net. “Nga mesazhet e Hamzës, shihet…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tentuar të dhuroj pak spektakël në konferencë për media dhe të tallet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Ai i ka kërkuar Hamzës të mos sillet siç po sillet. Tutje, Kurti e ka quajtur dëshirë të Hamzës ndryshimin e ligjit për Specialen, transmeton lajmi.net.
“Nga mesazhet e Hamzës, shihet qartë se ai nuk dëshiron më të diskutoj për këtë gjë. Kushtëzimi ultimativ, së pari e votoni projektligjin, pra ‘ju e bëni hapin e 5-të, e mandaj flasim se a do të bëj unë një hap’. Kjo është absurde, unë nuk besoj se kjo nuk është në rregull edhe po t’i kishte Bedri Hamza 53 deputetë, e unë 22. Nuk është në rregull, nuk mund të sillesh kështu. Së pari i realizoj unë të gjitha dëshirat e mija, e pastaj ulim e flasim. Unë nuk po kërkoj të më thonë faleminderit, por nuk mund të thuash ma voto edhe në lexim të dytë, e pastaj kqyri unë se çka po ma merr mendja. Nuk mundesh ashtu.”, u shpreh Kurti./lajmi.net/