Hamza e konfirmon: S’ka takim tjetër me Kurtin deri në aprovimin e Ligjit
Nuk do të ketë takim tjetër mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës. Kështu ka bërë të ditur ky i fundit për media, transmeton lajmi.net. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza para mediave tha se nuk do të ketë takim tjetë pa u votuar në lexim të dytë ndryshimet e Ligjit për Specialen . “Takim nuk do…
Lajme
Nuk do të ketë takim tjetër mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës.
Kështu ka bërë të ditur ky i fundit për media, transmeton lajmi.net.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza para mediave tha se nuk do të ketë takim tjetë pa u votuar në lexim të dytë ndryshimet e Ligjit për Specialen .
“Takim nuk do të ketë derisa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Është e qartë për Kosovën, për historinë dhe për të ardhmen. Presidenti është çështje tjetër nga ligji”, tha Hamza./lajmi.net/