Daut Haradinaj: Kurti po përdor kartën e fundit për ta shantazhuar PDK-në dhe për ta çuar vendin në zgjedhje

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, po e përdor, siç e quan ai, “kartën e fundit” për ta çuar vendin në zgjedhje. Haradinaj tha se situata aktuale nuk ka të bëjë me bashkëpunim politik, por përveç për zgjedhje të reja, siç deklaroi ai, edhe me përpjekje për ta shantazhuar Partinë…

Lajme

05/10/2026 18:20

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, po e përdor, siç e quan ai, “kartën e fundit” për ta çuar vendin në zgjedhje.

Haradinaj tha se situata aktuale nuk ka të bëjë me bashkëpunim politik, por përveç për zgjedhje të reja, siç deklaroi ai, edhe me përpjekje për ta shantazhuar Partinë Demokratike të Kosovës.

“Këtu nuk bëhet fjalë për bashkëpunim. Unë mendoj që z.Kurti është duke e përdorur kartën e fundit për ta shantazhuar PDK-në dhe vendin ta dërgojë në zgjedhje. Por, të jeni të sigurt që nuk do të kalojë lehtë, për shkak se populli është i frustruar, sheshet e Evropës dhe të Kosovës janë mbushur më qytetarë të cilët kërkojnë drejtësi dhe thonë “Jo në emrin tim”, i bjen që Kuvendi i Kosovës duhet të flasë në emër të popullit”.

“Nëse ata i shmangen vullnetit qytetarë dhe nuk votojnë sonte, ata do të jenë pjesë e një vendimi katastrofal historik, do të jenë pjesë e atyre që janë gëzuar në Beograd, në rastin e z.Thaçi me kolegë”, deklaroi Haradinaj përmes një telefonave direkt në Klan Kosova.