Tahiri kërkon procedurë të përshpejtuar për Ligjin e Speciales, shqyrtimi i dytë të bëhet sot në 17:30
Deputeti i PDK-së njëherit shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka kërkuar që të parashtroj mocionin procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara në nenin 76 të rregullores së Kuvendit për të shqyrtuar projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai ka mentuar që amandamentet në projektligjin për ndryshimin…
Lajme
Deputeti i PDK-së njëherit shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka kërkuar që të parashtroj mocionin procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara në nenin 76 të rregullores së Kuvendit për të shqyrtuar projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai ka mentuar që amandamentet në projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji t’i adresohen komisionit funksional për legjislacion deri në ora 14:30 sot më 5 tetor 2026.
“Komisioni funksional deri në ora 15:30, sot duhet ta shqyrtoj projektligjin në fjal dhe raportin me rekomandimet t’ia paraqes komisioneve të përhershme. Komisionet e përhershme deri në ora 16:30 më 5 tetor 2026, të shqyrtojnë projektligjet dhe raportet me rekomandimet ia paraqesin Komisionit për Legjislacion. Komisioni funksional deri në ora 17:00, sot duhet t’ia paraqes Kuvendit raportet për projektligjin dhe plotësim-ndryshimet për ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për shqyrtimin e dytë në seancën plenare. Shqyrtimi i dytë për ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të bëhet në seancën plenare sot në ora 17:30”, ka thënë Tahiri.
Ai i ka kërkuar mbështetjen secilit deputet. /Lajmi.net/