Ulutash takohet me të ngarkuarën me punë të Turqisë në Kosovë, theksoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë në Kosovë
Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjeneral-majori Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, të ngarkuarën me punë të Turqisë në Kosovë, Seyda Çimeli Aydin. Për këtë takim, ka njoftuar KFOR-i të cilët kanë thënë se takimi ka ofruar mundësinë për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në rajon,…
Lajme
Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjeneral-majori Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, të ngarkuarën me punë të Turqisë në Kosovë, Seyda Çimeli Aydin.
Për këtë takim, ka njoftuar KFOR-i të cilët kanë thënë se takimi ka ofruar mundësinë për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në rajon, ku Gjeneral-majori Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.
“Ndërsa mandati i tij si Komandant i KFOR-it po shkon drejt përfundimit në mes të muajit tetor, Gjeneral-majori Ulutaş shprehu mirënjohjen për znj. Çimeli Aydın për bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj, si dhe vlerësimin për kontributin afatgjatë dhe të çmuar të Turqisë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe në lirinë e lëvizjes; këtë e bën në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si aktorë të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: