Shaip Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” dorëzon listën për zgjedhjet në Serbi

“Koalicioni Shqiptar” ka dorëzuar listën e kandidatëve në Komisionin Zgjedhor të Serbisë. Kështu ka bërë të ditur deputeti shqiptar, Shaip Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ai ka shtuar se në një kohë kur shumë gjëra na ndajnë, lufta kundër diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve duhet të na bëjë bashkë. Postimi i plotë:…

Lajme

04/10/2026 23:43

“Koalicioni Shqiptar” ka dorëzuar listën e kandidatëve në Komisionin Zgjedhor të Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur deputeti shqiptar, Shaip Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka shtuar se në një kohë kur shumë gjëra na ndajnë, lufta kundër diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve duhet të na bëjë bashkë.

Postimi i plotë:

Lista shqiptare “Koalicioni Shqiptar” sapo u dorëzua në Komisionin Zgjedhor Republikan.

Faleminderit çdo aktivisti të partive politike për angazhimin dhe çdo shqiptari të Luginës për mbështetjen.

Në një kohë kur shumë gjëra na ndajnë, lufta kundër diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve duhet të na bëjë bashkë.

Në këto zgjedhje, për herë të parë, të gjithë të bashkuar në një listë, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, vazhdojmë betejën me një qëllim të qartë, që e vërteta e Luginës të jehojë sa më fuqishëm.

Kësaj here kemi mundësi reale që të përfaqësohemi me më shumë se një deputet. Duhet ta shfrytëzojmë në maksimum.

Në një periudhë kur Serbia mund të përjetojë ndryshime të mëdha politike, qëndrimet tona dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve duhet të jenë tema që nuk mund të anashkalohen lehtë.

Le të na prij e mbara, BASHKË.