Haradinaj godet Kurtin për rastin Isufaj: Dëshiron të jetë kryeministër, gjyqtar, kryeprokuror dhe president

Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj presionit të raportuar ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj, duke e cilësuar atë si “ndërhyrje direkte në rend dhe ligj”. Haradinaj ka thënë se Isufaj është vlerësuar për punën e tij në Prokurorinë Speciale, duke përmendur aktakuzat për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, si dhe angazhimin në rastet e krimeve të luftës.…

Lajme

03/10/2026 12:11

Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj presionit të raportuar ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj, duke e cilësuar atë si “ndërhyrje direkte në rend dhe ligj”.

Haradinaj ka thënë se Isufaj është vlerësuar për punën e tij në Prokurorinë Speciale, duke përmendur aktakuzat për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, si dhe angazhimin në rastet e krimeve të luftës.

Ai e ka akuzuar pushtetin e Albin Kurtit për presion ndaj institucioneve, duke e cilësuar këtë si “autokraci”.

Sipas Haradinajt, situata mund ta thellojë krizën institucionale në Kosovë, duke e lënë vendin pa president, pa kuorum të plotë në Gjykatën Kushtetuese dhe pa kryeprokuror të Prokurorisë Speciale.

“Një vend ku Albini dëshiron ta luajë rolin e kryeministrit, gjyqtarit, kryeprokurorit dhe presidentit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar që kjo, siç e quan ai, “mendësi” të largohet nga pushteti./Lajmi.net/