Gjyqtarët përgatiten për rikthimin e kampionatit, përfundojnë testet fizike
Gjyqtarët e Albi Mall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë kanë përfunduar testet fizike në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit. Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), testimet janë zhvilluar nën udhëheqjen e trajnerit të fitnesit të FIFA-s, Simon Breivik, transmeton lajmi.net. Fokusi i testeve ishte vlerësimi i përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë…
Sport
Gjyqtarët e Albi Mall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë kanë përfunduar testet fizike në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), testimet janë zhvilluar nën udhëheqjen e trajnerit të fitnesit të FIFA-s, Simon Breivik, transmeton lajmi.net.
Fokusi i testeve ishte vlerësimi i përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë së gjyqtarëve për kërkesat që paraqesin ndeshjet e kampionatit.
FFK-ja ka bërë të ditur se gjyqtarët po vazhdojnë me trajnime dhe testime në përputhje me standardet profesionale, me synimin që të jenë të gatshëm për sfidat e pjesës së mbetur të sezonit.
“Gjyqtarët janë gati për rikthimin në fushë dhe për vazhdimin e garave në Albi Mall Superligë dhe Raiffeisen Ligën e Parë”, thuhet në njoftimin e FFK-së./lajmi.net/