Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman, Dr. Anton Hofreiter. Gjatë takimit, Kurti e ka falënderuar Hofreiterin për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Bundestagun gjerman, raporton lajmi.net Sipas njoftimit të…

Lajme

02/10/2026 15:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman, Dr. Anton Hofreiter.

Gjatë takimit, Kurti e ka falënderuar Hofreiterin për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Bundestagun gjerman, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit të Qeverisë, në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet aktuale në Kosovë, procesi i integrimit evropian, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal.

Kurti ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri ka deklaruar se Kosova ka shënuar përparim në disa fusha, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit, sigurinë dhe ekonominë.

Takimi me Hofreiterin vjen në kuadër të kontakteve të Kosovës me përfaqësuesit gjermanë për avancimin e agjendës evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral./Lajmi.net/