Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me çështjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Sipas A2 CNN, materialet për rastin janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. Procedimi penal ndaj Hilës lidhet me vendosjen e kamerave në banesë, ndërsa autoritetet…

ShowBiz

02/10/2026 12:49

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me çështjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Sipas A2 CNN, materialet për rastin janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Procedimi penal ndaj Hilës lidhet me vendosjen e kamerave në banesë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar se kush i ka shpërndarë më pas materialet e regjistruara.

Eli Fara dëshmon në polici për videot intime me Adi Hilën, zbardhet deklarata e saj

Pra, ndërsa për vendosjen e kamerave ndaj kompozitorit është ndërmarrë procedimi penal, hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove vijojnë për të identifikuar personin ose personat përgjegjës.

Çështja ka nxitur reagime të shumta në ditët e fundit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si materialet private kanë përfunduar në internet.