Behrami i ashpër: Albin Kurti dhe të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja ka kryer krime lufte

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet e tij lidhur me Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së. Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Behrami ka thënë se qëndrimet e Kurtit nuk përputhen me faktin se në krah të tij është Donika Gërvalla, të cilën ai e ka përmendur për…

Lajme

01/10/2026 22:39

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet e tij lidhur me Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së.

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Behrami ka thënë se qëndrimet e Kurtit nuk përputhen me faktin se në krah të tij është Donika Gërvalla, të cilën ai e ka përmendur për qëndrimet e saj ndaj Gjykatës Speciale, transmeton lajmi.net.

“Edhe me dal kundër Gjykatës Speciale dhe me pas Donika Gërvallën afër, në interpretimin tim nuk shkon”, tha Behrami.

Deputeti i PDK-së ka akuzuar më tej Kurtin dhe të tjerët se, sipas tij, po pranojnë përgjegjësinë e UÇK-së për krime lufte.

“Albin Kurti dhe të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja ka kryer krime lufte”, deklaroi Behrami.

Sipas tij, përpjekjet për ta trajtuar përgjegjësinë si individuale mund të rrisin pakënaqësinë në mesin e qytetarëve.

“Ata duhet ta dinë një gjë, sa më shumë që kanë me provu me individualizu përgjegjësinë, aq më i madh ka me qenë revolta e këtij populli, sepse dy poshtërime nuk ka me i leju ky popull”, u shpreh ai.

Behrami i bëri këto deklarata në një kohë kur debati politik në Kosovë është intensifikuar pas vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së./lajmi.net/