Haradinaj nga protesta: Ka ndodhur një gabim i madh në drejtësi

Ramush Haradinaj, i është bashkuar protestës që po mbahet në sheshin e Prishtinës. Haradinaj tha se protesta përcjell një mesazh të qartë se, sipas tij, në rastin e vendimit të Gjykatës Speciale ka ndodhur një gabim i madh në drejtësi. “Jo në emrin e popullit të Kosovës. Është një mesazh që ka ndodhur një gabim…

Lajme

01/10/2026 16:33

Ramush Haradinaj, i është bashkuar protestës që po mbahet në sheshin e Prishtinës.

Haradinaj tha se protesta përcjell një mesazh të qartë se, sipas tij, në rastin e vendimit të Gjykatës Speciale ka ndodhur një gabim i madh në drejtësi.

“Jo në emrin e popullit të Kosovës. Është një mesazh që ka ndodhur një gabim i madh në drejtësi. Vendimi është i padrejtë dhe i papranueshëm”, deklaroi Haradinaj.

Protesta është zhvilluar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.