Meliza Haradinaj: Kosova të kërkoj nga Von der Leyen një Gjykatë Speciale për Serbinë
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar në lidhje me vizitën e Von der Leyen në Kosovë. Ajo ka thënë se Kurti e Haxhiu duhet t’i vendosin dy çështje në tavolinë sot në takimin me Von der Leyen. “Hapja dhe qasja në Arkivat e Serbisë duhet të bëhet temë zyrtare dhe pjesë e…
Lajme
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar në lidhje me vizitën e Von der Leyen në Kosovë.
Ajo ka thënë se Kurti e Haxhiu duhet t’i vendosin dy çështje në tavolinë sot në takimin me Von der Leyen.
- “Hapja dhe qasja në Arkivat e Serbisë duhet të bëhet temë zyrtare dhe pjesë e drejtpërdrejtë e Dialogut Kosovë–Serbi.
- Një Gjykatë Speciale për Serbinë, një mekanizëm i veçantë ndërkombëtar i drejtësisë për krimet gjenocidale të Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë, që kanë mbetur të pagjykuara, të pandriçuara, dhe pa përgjegjësi penale.
Kosova nuk duhet të presë nga Brukseli vetëm për të dëgjuar se çfarë kërkohet prej saj. Duhet të flasë me kërkesat e veta:
Arkivat. Provat. Drejtësia. E vërteta historike si parakusht për paqe e normalizim” ka thënë Meliza Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/