Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale. Ymeri ka komentuar karrierën politike të Kurtit, duke e kritikuar për atë që ajo e konsideron mungesë të investimeve dhe kontributit të lënë në vend. “Gjysmë shekulli jetë, mbi çerek shekulli në politikë, flokë të…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ymeri ka komentuar karrierën politike të Kurtit, duke e kritikuar për atë që ajo e konsideron mungesë të investimeve dhe kontributit të lënë në vend.
“Gjysmë shekulli jetë, mbi çerek shekulli në politikë, flokë të thinjura, por pa asnjë investim nacional, asnjë rikujtim për të mirë, në vendin tonë të lirë”, ka shkruar Ymeri.
Ajo e ka përmbyllur postimin me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Kurtit.
“Albin Kurti, shembulli ma i keq i mundshëm i rinisë në politikë”, ka shkruar deputetja e LDK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: