Tahiri për ligjin e Dhomave të Specializuara: A ka mundësi ju që e përfaqësoni Qeverinë, me thirrë ministren Gërvalla, me i thanë a mundesh me pru këtë ligj?
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar më shumë reflektim dhe sinqeritet lidhur me një çështje që, sipas tij, është jetike dhe lidhet me vendimin e 16 shtatorit. Duke folur në Komision për Legjislacion, Tahiri ka thënë se situata duhet të trajtohet me seriozitet dhe ka kërkuar sqarime se pse ligji për Dhomat e Specializuara…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar më shumë reflektim dhe sinqeritet lidhur me një çështje që, sipas tij, është jetike dhe lidhet me vendimin e 16 shtatorit.
Duke folur në Komision për Legjislacion, Tahiri ka thënë se situata duhet të trajtohet me seriozitet dhe ka kërkuar sqarime se pse ligji për Dhomat e Specializuara nuk po procedohet në Kuvend.
“Një çështje që është jetike dhe e cila vjen si rrjedhojë e një vendimi të padrejtë, e një vendimi në masë të madhe e ka kthyer Kosovën në një situatë ku duhet reflektim shumë ma serioz pas vendimit të 16 shtatorit, nuk mund ta tejkalojmë sidomos ne këtu në komision. E konsideroj jetike”.
Tahiri ka bërë thirrje që diskutimi të zhvillohet hapur, duke kërkuar që të sqarohet nëse bëhet fjalë për mungesë vullneti politik apo për vlerësim se ligji nuk është i mjaftueshëm.
“Bëj thirrje a bën veç me fol sinqert. Në qoftë se nuk ka vullnet me ardh ligji i cili është sot në Ministrinë e Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës me thënë është qëndrim politik. Në qoftë se ka analizë, vlerësim që ky ligj nuk është boll. Të flasim këto 6 ditë veç pak sinqert. Ta dimë pse s’po vjen ligji”.
Sipas Tahirit, ligji synon krijimin e një filtri dhe jo zhbërjen e një procesi të mëparshëm, transmeton klankosova.
“Ai ligj nuk është analizë. Është shumë i thjeshtë kur e lexon që po flasim për me kriju një filtër. Jo për zhbërje. Se ne e kishim votu edhe zhbërjen, por nuk është zhbërje”.
“Kemi mësuar prej gabimeve që janë bërë në 2015. Nuk kanë lënë bir as zyre pa iu hy me bo presion për me votu këtë ligj, meqë ka pas presion për me ndodh ky ligj, a ka mundësi të kthehemi mbrapa, t’i shohim standardet juridike.”
Po ashtu, Tahiri ka propozuar që të kërkohet ndihmë edhe përmes komunikimit me ministren përkatëse.
“A ka mundësi ju që e përfaqësoni Qeverinë, me thirrë ministren Gërvalla, me i thanë a munesh me pru këtë ligj se jemi blloku dhe nuk po mund të ecim përpara”, theksoi deputeti.