Deklarata e miratuar në Kuvend, Hoxha: UÇK-ja duhet të shihet përtej llogove partiake

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka komentuar deklaratën e miratuar në Kuvendin e Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ish-krerët e UÇK-së Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Hoxha tha se deklarata është plotësuar me ide dhe kërkesa nga të gjitha grupet parlamentare. “Është plotësuar me ide dhe kërkesa nga të gjitha…

Lajme

28/09/2026 23:51

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka komentuar deklaratën e miratuar në Kuvendin e Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Hoxha tha se deklarata është plotësuar me ide dhe kërkesa nga të gjitha grupet parlamentare.

“Është plotësuar me ide dhe kërkesa nga të gjitha grupet, është plotësuar në disa pjesë, por brumi kryesor ka mbetur aty. Dhe më vjen mirë që ka gjetur dakordim te të gjitha grupet, që të kemi të paktën një gjithëpërfshirje, edhe në kuptimin e përmbajtjes, po edhe në kuptimin e njëfarë unifikimi brenda grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, tha Hoxha.

Ajo theksoi se deklarata është votuar nga të gjithë deputetët që kanë qenë të pranishëm në sallë.

“Rezultoi pastaj edhe me votim nga të gjithë akterët faktikisht që ishin aty, të gjithë deputetët e votuan që ishin në sallë. Dhe kjo është mirë. Është mirë sepse e kemi thënë tash e sa vite që UÇK-ja duhet të shihet përtej llogove partiake, përtej ngjyrimeve politike dhe betejave tona ditore”, u shpreh Hoxha.

Sipas saj, miratimi i deklaratës përbën një hap të rëndësishëm, ndërsa institucionet duhet të ndërmarrin veprime të mëtejshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.