Gjini: Paratë nuk mjaftojnë kur mungon e vërteta për UÇK-në
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova me Adriatik Kelmendin, ka folur lidhur me procesin e Gjykatës Speciale dhe betejën e Kosovës për mbrojtjen e narrativës së luftës çlirimtare. Duke u ndalur te deklaratat dhe qasja institucionale rreth aktgjykimit dhe vetë Dhomave të Specializuara, Gjini theksoi se ata që tashmë njihen…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova me Adriatik Kelmendin, ka folur lidhur me procesin e Gjykatës Speciale dhe betejën e Kosovës për mbrojtjen e narrativës së luftës çlirimtare.
Duke u ndalur te deklaratat dhe qasja institucionale rreth aktgjykimit dhe vetë Dhomave të Specializuara, Gjini theksoi se ata që tashmë njihen si shkelës të Kushtetutës nuk do të hezitojnë ta shkelin edhe atë vendim apo mekanizëm kur t’u konvenojë.
Gjini kujtoi periudhën kur lufta e pastër e UÇK-së ishte vërtetuar edhe ndërkombëtarisht, duke përmendur lirimin e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt nga Tribunali i Hagës në vitin 2012.
Në Tribunalin e Hagës, Haradinaj në 2012-ën është shpallur i pafajshëm, Limaj po ashtu. Ka ekzistuar një fazë në të cilën pjesa tjetër e botës e ka parë si ne gjithë këtë çka ka ndodhë. Dhe e vërteta është që pjesa më e madhe e botës e ka parë ashtu, se sikur UÇK-ja të kishte qenë organizatë e përbashkët kriminale a terroriste, kish me ardhë në pikëpyetje dhe vetë mbështetja ndërkombëtare për Kosovën, fillimisht mbështetja ushtarake e NATO-s, ndërtimi i institucioneve, shpallja e pavarësisë, gjithçka kish me qenë ndryshe,” u shpreh Gjini.
Ai kritikoi reagimin e vonuar të institucioneve pas raportit të Dick Marty-t, duke thënë se edhe pasi pretendimet për trafikim organesh u rrëzuan, Kosova dështoi të mbronte të vërtetën e saj përballë opinionit botëror.
Sipas Gjinit, shteti i Kosovës duhet të veprojë me urgjencë duke ndarë buxhet për dokumentarë dhe literaturë ndërkombëtare për të mposhtur narrativat serbe.