Gjini: Nënë Ferdonija tregon të vërtetën e pastër të popullit tonë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini tha se nëna Ferdonije është pasqyra më e pastër e asaj se kush ishin kriminelët e vërtetë. Përmes një postimi në Facebook, ai komentoi pjesëmarrjen e saj në protestën për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke thënë se ‘dhimbja dhe qëndresa e saj dhe nënave…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini tha se nëna Ferdonije është pasqyra më e pastër e asaj se kush ishin kriminelët e vërtetë.
Përmes një postimi në Facebook, ai komentoi pjesëmarrjen e saj në protestën për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke thënë se ‘dhimbja dhe qëndresa e saj dhe nënave të tjera tregojnë të vërtetën e pastër të popullit tonë”.
Ai tha se nga Gjakova u dëgjua fuqishëm thirrja: Jo në emrin tim.
Postimi i plotë:
Nëna Ferdonije pranë nesh, ishte sonte edhe njëherë pasqyra më e pastër e asaj se kush ishin me të vërtetë kriminelët. Dhimbja dhe qëndresa e saj dhe e shumë nënave tjera, tregojnë të vërtetën e pastër të popullit tonë.
UÇK-ja luftoi për liri.
UÇK luftoi kundër atyre që vrisnin fëmijë, gra e burra. Kundër bishave që dhunonin dhe i bartnin kufomat e shqiptarëve nëpër varre masive në Serbi.
Prandaj, sonte nga Gjakova u dëgjua fuqishëm thirrja: JO NË EMRIN TIM!