OIK reagon pas sulmit ndaj infermieres në Prishtinë: Dhuna ndaj mantelbardhëve është e papranueshme

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Sipas OIK-ut, infermierja ishte duke kryer detyrën e saj profesionale në shtëpinë e një pacienti në lagjen “Kalabria”, kur është sulmuar fizikisht. OIK e ka dënuar fuqishëm rastin, duke…

Lajme

27/09/2026 11:33

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Sipas OIK-ut, infermierja ishte duke kryer detyrën e saj profesionale në shtëpinë e një pacienti në lagjen “Kalabria”, kur është sulmuar fizikisht.

OIK e ka dënuar fuqishëm rastin, duke theksuar se dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë është e papranueshme, veçanërisht ndaj atyre që punojnë në terren për t’u ofruar kujdes dhe ndihmë qytetarëve.

“Profesionistët shëndetësorë duhet të jenë të mbrojtur dhe të sigurt gjatë ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në reagimin e OIK-ut.

Sipas Odës, raste të tilla cenojnë drejtpërdrejt sigurinë e profesionistëve dhe ofrimin e sigurt e cilësor të shërbimeve shëndetësore.

OIK u ka bërë thirrje organeve kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave përgjegjës.