Tifo-grupet bashkohen sot në protestë për krerët e UÇK-së

Sot, duke filluar nga ora 15:00, tifo-grupet kryesore në Kosovë do të protestojnë së bashku në mbështetje të krerëve të UÇK-së. Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, është bërë e ditur se grupet e tifozëve kanë lënë anash rivalitetet sportive për t’u bashkuar në një protestë të përbashkët. “Shumica prej tifo-grupeve kanë dëshmuar…

Lajme

27/09/2026 10:41

Sot, duke filluar nga ora 15:00, tifo-grupet kryesore në Kosovë do të protestojnë së bashku në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, është bërë e ditur se grupet e tifozëve kanë lënë anash rivalitetet sportive për t’u bashkuar në një protestë të përbashkët.

“Shumica prej tifo-grupeve kanë dëshmuar se sa shumë vlejnë, duke i lënë anash rivalitetet sportive dhe duke u bashkuar njëzëri”, thuhet në njoftim.

Protesta është paralajmëruar për sot, me fillim nga ora 15:00, ndërsa organizatorët kanë vlerësuar bashkimin e tifozëve në këtë nismë.