Koci: VV dhe PDK të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth projektligjit për Specialen

Analisti Melazim Koci ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK të gjejnë gjuhë të përbashkët për projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo do të mundësonte edhe zgjedhjen e presidentit. Koci paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, Kosova rrezikon të humbasë kohë dhe të thellojë krizën politike e institucionale. “Besoj që…

Lajme

27/09/2026 09:58

Analisti Melazim Koci ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK të gjejnë gjuhë të përbashkët për projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo do të mundësonte edhe zgjedhjen e presidentit.

Koci paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, Kosova rrezikon të humbasë kohë dhe të thellojë krizën politike e institucionale.

“Besoj që Vetëvendosja dhe PDK-ja do të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth projektligjit për Dhomat e Specializuara. Nëse këtë e bëjmë brenda këtyre ditëve, unë mendoj që pastaj do të jetë e lehtë të zgjidhet presidenti”, tha Koci.

Ai njashtu deklaroi se komunikimi mes dy partive është thelbësor për arritjen e një konsensusi dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.