Kërkoi para nga babai, më pas sulmoi motrën në Pejë – i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar motrën e tij gjatë një konflikti në familje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, duke i kërkuar para babait të tyre, ka shkaktuar dhunë në familje dhe më pas ka sulmuar edhe motrën e tij. Viktima…

Lajme

27/09/2026 08:53

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar motrën e tij gjatë një konflikti në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, duke i kërkuar para babait të tyre, ka shkaktuar dhunë në familje dhe më pas ka sulmuar edhe motrën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me dëshirën e saj ka shkuar te xhaxhai.

I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa rasti, i iniciuar si “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”, është duke u hetuar. /Lajmi.net/