Dyshohet se u sulmua nga dy persona të panjohur, një burrë përfundon me lëndime të rënda në QKUK
Një person është duke u trajtuar në QKUK pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas një sulmi të dyshuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa viktima ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. “Viktima m/k është duke…
Lajme
Një person është duke u trajtuar në QKUK pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas një sulmi të dyshuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa viktima ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.
“Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK për shkak se kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe sipas tij ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është intervistuar një dëshmitar mashkull, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Lajmi.net/