Ferizaj: I shkrep arma derisa po ecte, plagoset rëndë dhe në çantë i gjendet marihuanë
Një person është vetëplagosur me armë zjarri në Ferizaj, pasi dyshohet se arma që e kishte me vete i është shkrepur derisa ishte duke ecur dhe është rrëzuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e të shtënës, personi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore…
Lajme
Një person është vetëplagosur me armë zjarri në Ferizaj, pasi dyshohet se arma që e kishte me vete i është shkrepur derisa ishte duke ecur dhe është rrëzuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e të shtënës, personi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Në vendin e ngjarjes, në çantën e tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur, si dhe një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Lajmi.net/