Infermierja sulmohet fizikisht në Prishtinë, u dërgua për t’i dhënë tretman mjekësor të dyshuarit

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën “Pandeli Sotiri” në Prishtinë, derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor. “Pas tretmanit mjekësor i dyshuari ka filluar një konflikt…

Lajme

27/09/2026 08:34

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën “Pandeli Sotiri” në Prishtinë, derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor.

“Pas tretmanit mjekësor i dyshuari ka filluar një konflikt verbal dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/