Tetë të arrestuar pas përleshjes në Veternik, njëri u qëllua me armë e tjetri u godit me thikë

Tetë persona janë arrestuar në Prishtinë pas një përleshjeje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Veternik, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:39, prapa një lokali, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet disa personave. Policia ka bërë të ditur se “njëri…

Lajme

27/09/2026 08:31

Tetë persona janë arrestuar në Prishtinë pas një përleshjeje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Veternik, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:39, prapa një lokali, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet disa personave.

Policia ka bërë të ditur se “njëri prej tyre ka qëlluar-plagosur një nga të dyshuarit”, ndërsa një tjetër ka përdorur thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Dy të dyshuarve (të lënduarve) ju është ofruar ndihma mjekësore dhe të njëjtit gjenden nën tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes dhe nga personat e dyshuar, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tetë të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili është iniciuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, “posedim ilegal i armës”, “sulm” dhe “pjesëmarrje në rrahje”, është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Lajmi.net/