Nipi i Fahri e Bahri Fazliut: Liria e Kosovës u pagua me gjakun dhe sakrificën e shumë familjeve shqiptare

Nipi i heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliut, Fahri Fazliu, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe vlerave të luftës çlirimtare, duke theksuar përgjegjësinë që bartin gjeneratat e reja përballë sakrificës së dëshmorëve. Fazliu ka theksuar se liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën më sublime të familjeve shqiptare. Ne,…

Lajme

26/09/2026 22:15

Nipi i heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliut, Fahri Fazliu, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe vlerave të luftës çlirimtare, duke theksuar përgjegjësinë që bartin gjeneratat e reja përballë sakrificës së dëshmorëve.

Fazliu ka theksuar se liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën më sublime të familjeve shqiptare.

Ne, brezi që erdhi pas tyre, kemi për detyrë ta ruajmë kujtimin, dinjitetin dhe të vërtetën e asaj kohe”, ka thënë ai.

Fazliu ka rikujtuar gjithashtu çmimin e lartë me të cilin është fituar liria e sotme, duke theksuar se zotimi për drejtësi dhe të vërtetën mbetet i palëkundur.

Liria nuk erdhi falas. Ajo u pagua me gjakun dhe sakrificën e shumë familjeve shqiptare. Prandaj, zëri ynë do të jetë gjithmonë zë për lirinë, për të vërtetën dhe për drejtësinë!”, ka thënë Fahri Fazliu.