Besa Shahini bëhet nënë: Kujdesi në QKUK ka qenë shumë i mirë
Besa Shahini, asambleisti në Kuvendin Komunal të Prishtinës është bërë nënë. Gruaja e Dardan Molliqajt ka lavduar tej mase kujdesin në QKUK. Në foton e parë publike me bebin, Besa ka treguar edhe arsyen e heshtjes së saj për disa tema në javët e fundit. “Miq, ju falënderoj nga zemra për urimet. U bënë tri…
ShowBiz
Besa Shahini, asambleisti në Kuvendin Komunal të Prishtinës është bërë nënë. Gruaja e Dardan Molliqajt ka lavduar tej mase kujdesin në QKUK.
Në foton e parë publike me bebin, Besa ka treguar edhe arsyen e heshtjes së saj për disa tema në javët e fundit.
“Miq, ju falënderoj nga zemra për urimet. U bënë tri javë prej kur lindi bebi, kësaj radhe në QKUK-në e Prishtinës. Kjo është edhe arsyeja pse nuk e kam pasur të mundur angazhimin publik dhe përfshirjen në diskutimet e rëndësishme, prej aktgjykimit të Hagës e testit PISA, deri te rregullorja për tarifa dhe taksa të hyrjes në qendër të Prishtinës, që del në votim sot në Kuvendin Komunal. Do të marr edhe disa javë kohë para se të rifilloj angazhimin. Por një gjë dua ta them qysh sot: kujdesi në QKUK ka qenë shumë i mirë. I falënderoj mjekët, por sidomos infermierët, që kanë ndihmuar në lindje dhe janë përkujdesur për ne pas lindjes.
Infermierët punojnë me paga të ulëta dhe kanë mbingarkesë të madhe, ngaqë numri i të punësuarve nuk mjafton për numrin e pacientëve dhe shërbimin që ofron QKUK-ja.
Numrat e publikuar nga Agjencia e Statistikave tregojnë se në sistemin publik të Kosovës punojnë mbi 7,700 infermierë, që jep një raport prej vetëm 5 infermierësh për 1,000 banorë.
Krahasimisht, sipas Bankës Botërore, në vitet 2020–2022, numri i infermierëve për banorë ishte mbi 12 në Gjermani dhe Danimarkë, ndërsa në Norvegji arrin në mbi 16 për 1,000 banorë.
Numrat e Kosovës janë më të krahasueshëm me vendet në zhvillim. Sipas projektit Converge2EU, Kosovës i duhen 41 vite për të arritur mesataren e BE-së. Ndërsa, sa i përket numrit të shtretërve spitalorë për kokë banori, numri është aq i vogël saqë do t’i duhen mbi 100 vite për të arritur mesataren e BE-së.
Kosova nuk është imune ndaj presionit demografik dhe do të ketë nevojë për investime drastike në shërbimin shëndetësor për një popullatë që po plaket. Kjo është një emergjencë kombëtare që qeveria duhet ta adresojë urgjentisht” shkruan Besa në njoftim.