Me propozim nga Aleanca, Kuvendi Komunal i Pejës miraton unanimisht deklaratën “Jo në emrin tim”
Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, me propozim të asamblistit të Aleancës, Labinot Panxha, është përfshirë si pikë e parë e rendit të ditës Deklarata e mospajtimit lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Propozimi dhe Deklarata “Jo në emrin tim”…
Lajme
Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, me propozim të asamblistit të Aleancës, Labinot Panxha, është përfshirë si pikë e parë e rendit të ditës Deklarata e mospajtimit lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Propozimi dhe Deklarata “Jo në emrin tim” u mbështetën unanimisht nga të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal të Pejës.
Në deklaratë theksohet se ajo përfaqëson një qëndrim politik dhe qytetar në mbrojtje të luftës dhe sakrificës së UÇK-së.
“Sot, nga Peja, u dha një mesazh i qartë: nuk pajtohemi me mënyrën se si është trajtuar historia dhe sakrifica e luftës së UÇK-së”, thuhet në deklaratë
.Në të njëjtën kohë, në deklaratë shprehet besimi në drejtësi, të vërtetën dhe dinjitetin e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
“Jo në emrin tim! Jo në emrin e qytetarëve të Pejës! Liri për çlirimtarët! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Rroftë Kosova!”, përfundon deklarata e miratuar unanimisht nga Kuvendi Komunal i Pejës.