Hoxhaj: Sulmi terrorist në Banjskë dëshmoi se Serbia nuk ka hequr dorë nga planet për pushtimin e Kosovës
Deputeti i PDK-së, ish-ministër i jashtëm Enver Hoxhaj, ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Hoxhaj ka thënë se më 24 shtator 2023, Serbia, përmes grupeve të armatosura, tentoi aneksimin e veriut të Kosovës, ndërsa rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të atdheut. “Më 24 shtator 2023,…
Lajme
Deputeti i PDK-së, ish-ministër i jashtëm Enver Hoxhaj, ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Hoxhaj ka thënë se më 24 shtator 2023, Serbia, përmes grupeve të armatosura, tentoi aneksimin e veriut të Kosovës, ndërsa rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të atdheut.
“Më 24 shtator 2023, tri vjet më parë, Serbia, përmes grupeve të armatosura, tentoi aneksimin e veriut të Kosovës. Atë ditë ra heroikisht rreshteri Afrim Bunjaku. Aty u mbrojt atdheu ynë, një dhe i pandashëm”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai ka theksuar se sulmi në Banjskë dëshmoi gatishmërinë e Policisë së Kosovës për ta mbrojtur vendin, por edhe synimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj territorit të Kosovës.
“Banjska dëshmoi se Policia e Kosovës është e gatshme të japë jetën në mbrojtje të vendit dhe se Serbia nuk ka hequr dorë kurrë nga planet për pushtimin e territorit tonë”, ka deklaruar Hoxhaj.
“Lavdi e përjetshme heroit Afrim Bunjaku!”, ka përfunduar ai.