Vlora Hyseni arrin tek Gjykata dhe flet shkurtimisht diçka ku përmend “agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”

Ish -drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ka shkuar këtë të enjte në GJKKO për seancën e pyetjeve lidhur me masën e saj të sigursë “Arrest në shtëpi”. Hyseni është parë për herë të parë nga mediat pas lajmeve që kanë dal në drejtim të saj për bashkëpunim me Ergys Agasin. Hyseni shihet tek hyn dhe…

Lajme

24/09/2026 12:13

Ish -drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ka shkuar këtë të enjte në GJKKO për seancën e pyetjeve lidhur me masën e saj të sigursë “Arrest në shtëpi”.

Hyseni është parë për herë të parë nga mediat pas lajmeve që kanë dal në drejtim të saj për bashkëpunim me Ergys Agasin.

Hyseni shihet tek hyn dhe pyetet nga gazetarët mbi lajmet e dala. Ish-drejtuesja e SHISH e shoqëeruar nga avokatia hyn brenda duke iu shmangur komenteve.

Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjeve të gazetarëve, duke u shprehur: “Unë nuk kam lënë takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vetëm pas saj pritet të mësohet mbi vendimin e trupës gjyqësore dhe asaj që do të diskutohet në sallë.

YouTube player