Ramadani: Sulmin në Banjskë e ka organizuar Serbia dhe e paralajmëroi atë, destabilizimi i Ballkanit është qëllim i tyre
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shkruar në tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë. Ai ka thënë se këtë sulm e ka organizuar Serbia dhe e paralajmëroi atë, shkruan lajmi.net. “Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist.…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shkruar në tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë.
Ai ka thënë se këtë sulm e ka organizuar Serbia dhe e paralajmëroi atë, shkruan lajmi.net.
“Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist. Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre. Dy Aleksandart’ janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin”, ka shkruar Ramadani.
Sot janë bërë tre vite që nga sulmi terrorist në Banjskë ku ka humbur jetën heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: