Konjufca rikonfirmon mbështetjen e Kosovës për Gazën: Jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca ka rikujtuar se Kosova është një nga vendet që e mbështesin Gazan. Ai ka thënë se më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, por përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij, shkruan lajmi.net. “Në takimin informues të nivelit…

Lajme

24/09/2026 09:05

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca ka rikujtuar se Kosova është një nga vendet që e mbështesin Gazan.

Ai ka thënë se më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, por përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij, shkruan lajmi.net.

“Në takimin informues të nivelit të lartë të Bordit të Paqes, Kosova u rreshtua krah vendeve që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. 27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, 🇽🇰 është një histori suksesi: dikur një vend që kishte nevojë për mbështetje ndërkombëtare, sot ne kontribuojmë për paqen dhe sigurinë globale. Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj”, ka shkruar Konjufca në “X”. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: