Haziri nga protesta: Kosova zgjodhi të keqen më të vogël – Nuk ka qenë gabim themelimi i Dhoma të Specializuara, nuk keni çka me zhbë
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Haziri ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte vendim i institucioneve të Kosovës, duke theksuar se vendimet e atëhershme duhet të përballohen sot. “Hashim…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Haziri ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte vendim i institucioneve të Kosovës, duke theksuar se vendimet e atëhershme duhet të përballohen sot.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Kuvendi i Kosovës kur i kanë themeluar këto Dhoma të Specializuara. Nuk ka qenë gabim, nuk keni çka me zhbë – duhet me jetu me vendimet e tyre. Kosova ka jetu me vendimet e veta. Hashim Thaçi ka jetu me vendimet e veta, siku që jeton Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Drejtësia duhet me u ballafaqu me të vërtetën këtu është qëllimi kryesor. Kosova ka pas me zgjedh mes dy të këqijave, e ka zgjedh të keqën më të vogël, ose OKB-ja me bë tribunal të veçantë për Kosovën, ose Kosova me ba tribunal për veten. Kosova ka zgjedh me ba një tribunal për veten. Holanda është afru se është shtet mik e ka pranu Kosovën, ne kemi nënshkruar me shtetin e Holandës edhe BE-ja i bën pagesat për shpenzimet sepse Kosova nuk ka pas kapacitete financiare”, tha Haziri nga sheshi./Lajmi.net/