Vjen reagimi i parë nga PDK-ja pas vendimit të Kushtetueses: Vendimet e Gjykatës duhet të respektohen

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, pavarësisht nëse ato përputhen apo jo me interesat politike të subjekteve. Në një deklaratë për FrontOnline, Musliu-Shoshi ka thënë se qëndrimi i saj është personal, ndërsa ka bërë të ditur se PDK-ja do ta trajtojë këtë çështje në organet e…

Lajme

23/09/2026 16:09

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, pavarësisht nëse ato përputhen apo jo me interesat politike të subjekteve.

Në një deklaratë për FrontOnline, Musliu-Shoshi ka thënë se qëndrimi i saj është personal, ndërsa ka bërë të ditur se PDK-ja do ta trajtojë këtë çështje në organet e saj dhe se qëndrimi zyrtar i Kryesisë pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.

 

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen. Pikë. Ky është qëndrimi im personal. PDK do ta trajtojë këtë çështje në organet e saj dhe në ditët në vijim do të kemi edhe qëndrimin zyrtar të Kryesisë’’, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka thënë  se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, pavarësisht nëse janë politikisht të përshtatshme apo jo.

“PDK do ta trajtojë këtë çështje në organet e saj dhe në ditët në vijim do të kemi edhe qëndrimin zyrtar të Kryesisë. Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, pavarësisht nëse na përshtaten politikisht apo jo”, ka thënë ajo.